Tha se Kurtit ia kanë marrë inati edhe fëmijët, analisti i drejtohet Berishës: Durim Kimete, do të vijë koha...

Aktuale

Tha se Kurtit ia kanë marrë inati edhe fëmijët, analisti i drejtohet Berishës: Durim Kimete, do të vijë koha...

Nga: A.Zh Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:20
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Opinionisti Sulejman Mehazi, i ka reaguar opinionistes Kimete Berisha, e cila ka thënë sot se kryeministrit Albin Kurti, ia kanë marrë inati edhe fëmijët. Sipas saj, Kurti i ka mashtruar fëmijët se do të ndajë shtesa për ta, e një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Sipas Mehazit, Berisha nuk duhet të shpejtojë me kritikat e saj ndaj Qeverisë Kurti, pasi asnjë qeveri nuk është e përsosur, përcjell Bota sot.

Ai vlerëson se Berisha, megjithatë, është zë më i fuqishëm opozitar se sa vet partitë politike opozitare në Kosovë.

Reagimi i Mehazit, dërguar në “Bota sot”:

Durim e nderuar Kimete Berisha, qeveritë nuk janë të përsosura, çdoherë lënë dyer të hapura për t'i kritikuar

E nderuara Kimete Berisha, se dimë pse aq para kohe e kritikoni Albin Kurtin ende pa mbushur katër muaj qeverisje, mos shpejtoni ju lutemi, pritni e durim, vetvetiu do vijë koha për ta kritikuar!

Kimete e dashur, çfarë mund të bëjë qeveria për katër muaj, po edhe studentëve të mirëfilltë ju duhet katër muaj përgatitje për të dhënë provimin e një lënde e jo më punët e shumta të ngecura nga qeveritë e mëparshme të korruptuara të Kosovës.

Pritni pak, qeveritë nuk janë të përsosura, çdoherë lënë dyer të hapura për t'i kritikuar, pritni Kimete të shohim se çfarë do bëjë Kurti me liberalizimin e vizave, me dialogun me Serbinë, me asociacionet serbe brenda Kosovës, me anëtarësimin e Kosovës në institucionet më të larta botërore, me gjykatën ndërkombëtare të krimeve serbe, me politikën e jashtme e të brendshme, me gjetjen e varrezave masive, me sigurinë, ekonominë, arsimin, kulturën, bujqësinë e me radhë.

Shtojcë

Përndryshe, respekt e dorën në zemër për Kimete Berishën, është zëri më i fuqishëm sesa vetë partitë opozitare në Kosovë, normale, shpirti i saj opozitar ndonjëherë e detyron të humb arsyen, të gabojë e të merret me 20 eurot e fëmijëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat