Asnjë vdekje nga COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve, kaq qytetarë u infektuan

Aktuale

Asnjë vdekje nga COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve, kaq qytetarë u infektuan

Nga: N.Sh. Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Një lajm i mirë është dhënë nga IKSHPK-ja sa i përket pandemisë më Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është vdekur asnjë qytetarë, derisa janë infektuar 12 gjatë kësaj kohe.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shëruar 119 qytetarë.

Në njoftim thuhet se në Kosovë numri i rasteve aktive është rë në 238.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

15 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 238.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat