Zyrtarët e LVV e LDK-së kapen keq: Kallxona kur devijon Albin Kurti

Aktuale

Zyrtarët e LVV e LDK-së kapen keq: Kallxona kur devijon Albin Kurti

Nga: H.O. Më: 16 qershor 2021 Në ora: 08:04
Albin Kurti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka komentuar ecurinë e dialogut të mbajtur dje në Bruksel.

Ai ndër të tjera shkruan në Facebook se ‘Hallall vota ime për Albin Kurtin’.

“Shumë qartë. E njihni Kosovën, i hapim dyert njeri tjetrit për të hyrë në Evropë. Nuk e njihni Kosovën, nenshkruani memorandumin e paqes. Nuk ka oferta tjera për Serbinë nga kryeministri i Kosovës. Hallall vota ime për Albin Kurtin. Kur devijon Albini, ju tregoj unë. Deri atëherë kryeni secili punët e juaja dhe gjumin bejeni të qetë. Opozita bën punën e vet. Çfarë tjetër do të bënte ajo, sikur të mos kritikonte Albin Kurtin dhe qeverinë e tij?”, shkruan ai.

Mirëpo ky qëndrim i tij e ka bërë që të reagoj ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta.

Ky i fundit i replikon duke i thënë se ‘Haj bre Liri, nga njehere flet e shkruan… si t’ishin Kosovaret injorant e debill tash e 500 vjet’.

“Tregona pash zoten kur devijon, se ne, vdekataret, s’shohim as realizojme as’gjë!

Haj bre Liri, nga njehere flet e shkruan… si t’ishin Kosovaret injorant e debill tash e 500 vjet!

Sido qe te jete, shendet!”, shkruan Meta./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat