​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Aktuale

​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 10:06
Bashkim Ramosaj

Ditën e Çlirimit të Deçanit, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj ia ka dedikuar ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në paraburgim në Hagë, Nasim Haradinajt. Në shënimin e ditës së çlirimit, Ramosaj ka kujtuar sakrificën e ish-krerëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës, e te cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës.

“Me lejoni sot ta kem një dedikim të caktuar. Dedikim e kam për Nasim Haradinajn, këtë dedikim e kam për Hashim Thaçin si themelues, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqit, Pjetër Shalës. Kemi të drejtë me fole sepse këtu janë ekzekutivi i komunës, asamblistët, familjarë të dëshmorëve veteranë bartës të këtij procesi që me ardh deri te çlirimi. Na ka mbet ende shumë punë që me pas një shtet stabil, një shtet të kompletuar dhe një shtet me subjektivitet ndërkombëtar”, ka thënë Ramosaj në seancën solemne të kuvendit komunal.

Ramosaj tha se janë munduar që të garantojnë mirëqenien për gjitha familjet e kësaj komune.

“Jemi munduar me mish e me shpirt që me pas të garantuar një mirëqenie për krejt familjet në ketë komunë, qe këtë qytet me destinu edhe për të tjerët e jo vetëm për vete, një qytet që ka dhënë shumë që i ka aksionet më të mëdha për bërjen e shtetit”, ka shtuar ai.

Mes tjerash ai ka theksuar se Deçani e meriton mbështetjen e institucioneve të Kosovës.

Deçani e meriton mbështetjen e institucioneve të Kosovës, e meriton për sakrificën e bërë në ditët e vështira. Cili është motivi që Deçanit i ndalet buxheti për rrugën Deçan-Plavë, për fshatin Belle cili është motivi kur 18 fshatrave iu ndalet kanalizimi i tyre. Por Ky qytet sado që është zor, prapë ka për t’u bërë. Nderim për te gjithë ata që e kanë ngul një gurë për këtë qytet, që e kanë bë një akrifocë për këtë qytet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat