“Ne kemi dalë palë e humbur nga procesi i dialogut, Serbia ka marrë benifitet”

Aktuale

“Ne kemi dalë palë e humbur nga procesi i dialogut, Serbia ka marrë benifitet”

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:38
Armend Muja

Deputeti i LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja ka folur për takimin në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit që u mbajt në kuadër të dialogut të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Muja thotë se ende nuk ka përfunduar puna e kërkim faljes.

“Kërkim falja nuk është harruar. Ajo është pjesë e procesit dhe kjo vjen në formë të padisë për gjenocid. Normalisht një vend si Serbia që aspiron në Bashkimin Evropian do të duhej të kërkonte falje pasi gjithë bota i ka njohur krimet. Por ja që Serbia nuk e bënë kërkim faljen, ne duhet të përgatisim padinë”, tha ai.

Muja thotë se nga dialogu Serbia ka marrë benifitet ekonomike dhe ato politike.

“Ne kemi dalë palë e humbur nga procesi i dialogut, Serbia ka marrë benifitet”, tha ai.

Deputeti i LVV-së thotë se marrëveshjet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë pos që kanë prodhuar Asociacionin kanë unifikuar edhe votën e serbëve në Kosovë.

“Më këto vendime janë shuar të gjithë zërat alternative të serbëve në Kosovë. Lista Serbe tashmë është degë e partisë së Vuçiq”.

Muja thotë se LVV ka premtuar se me Serbinë nuk do të flet për çështje të brendshme të Kosovës.

“Ne sigurisht se me Serbinë do të diskutojmë për çështjen e të pagjeturve”, tha ndër të tjera Armend Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat