“Kryeprokuror me diplomë të falsifikuar”, Kurtit e Osmanit i kërkohet ta shkarkojnë Aleksandër Lumezin

Aktuale

“Kryeprokuror me diplomë të falsifikuar”, Kurtit e Osmanit i kërkohet ta shkarkojnë Aleksandër Lumezin

Nga: N.Sh Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:10
Lumezi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, po kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani që ta shkarkojnë kryeprokurorin Aleksandër Lumezin.

Përmes një postimi në Facebook, kjo familja thotë se Lumezi është kryeprokuror me diplomë ta falsifikuar.

Ata thotë se Lumezi i shërben vetëm krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi duhet shkarkuar. Ai pikë së pari  është prokuror me diplomë fallco etj, një prokuror si ky i shërben vetëm krimit të organizuar (Gjarprit) të cilit i ka shërbyer me zell...

Nëse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk e shkarkojnë, por presin që ai të pensionohet me diplomë fallco kjo e rrënon besimin në shtet dhe drejtësi!

Ai është prokuror me diplomë fallco i Pronto Mafies! Ky rast është fenomen i pa dëgjuar në historinë e shteteve të reja, kryeprokurori i shtetit në krye të institucionit të akuzës me diplomë fallco...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat