“Ai është pro serb”, reagime të ashpra kundër Miroslav Lajçakut, kërkohet largimi i tij nga dialogu me Serbinë

Aktuale

“Ai është pro serb”, reagime të ashpra kundër Miroslav Lajçakut, kërkohet largimi i tij nga dialogu me Serbinë

Nga: N.Sh. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:02
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçka, ditë më parë ka deklaruar se, nëse Kosova s’i beson BE-së le të shkojë diku tjetër.

Ai këtë deklaratë e bëri pas pyetjes se a duhet Kosova t’i besojë BE-së për liberalizimin e vizave përderisa Bashkimi Evropian ka dështuar ta heq regjimin e vizave për qytetarët.

Pas kësaj deklarate ka pas shumë reagime në Kosovë.

Madje disa prej reagimeve ishin që Kosova të kërkon largimin e Lajçakut nga dialogu me Serbinë.

Kështu ka deklaruar profesori Muhamet Kelmendi.

A përmes një postimi në facebook, Lajçakun e quan pro serb.

“Kosova duhet të kërkon largimin e Lajçakut nga ndërmjetësimi me Serbinë.

Ai është pro serb”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat