​Gërvalla dhe homologu i saj turk diskutojnë për shkëmbimet tregtare

Aktuale

​Gërvalla dhe homologu i saj turk diskutojnë për shkëmbimet tregtare

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:02
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, në margjina të Forumit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar homologun e saj turk për mbështetjen dhe bashkëpunimi e vazhdueshëm.

Sipas një komunikate të MPJ-së, në takim u bisedua rreth zhvillimeve politike në rajon, ku ministrja Gërvalla ka theksuar prioritetet e qeverisë së re të Kosovës dhe politikës së jashtme.

Palët kanë theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik, e posaçërisht për shkëmbimet tregtare dhe investimet direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat