​Haxhiu premton fuqizimin e kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë

Aktuale

​Haxhiu premton fuqizimin e kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:48
​Haxhiu premton fuqizimin e kapaciteteve të Akademisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe bashkëpunëtorin e tij, ekspertin nga projekti EUKOJUST, Dragomir Yordanov.

Gjatë takimit, drejtori i Akademisë falënderoi ministren për mbështetjen e dhënë në drejtim të hartimit të koncept-dokumentit për Akademinë e Drejtësisë, si dhe në partneritetin e treguar gjatë procesit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Më tutje, Fejzullahu njoftoi ministren për punët e bëra në ndërtesën e re për Akademinë e Drejtësisë, si dhe mbi organizimin e takimit me donatorë, i cili duhet të mundësojë koordinimin e donatorëve edhe në aspekt të ofrimit të ndihmës për përfundimin e punimeve në ndërtesën e re të Akademisë.

Ministrja e Drejtësisë njoftoi Fejzullahu që i njëjti mund të llogarisë në bashkëpunim të përhershëm me Ministrinë e Drejtësisë, në të gjitha çështjet që ndërlidhen me funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për sektorin e drejtësisë.

Ndër të tjera, ministrja theksoi nevojën për ngritjen e kapaciteteve të trajnimit në kuptim të fushës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhunës në familje dhe krimeve të luftës.

Ajo potencoi ndihmën që ministria i ka dhënë Prokurorisë Speciale në qëllim të ngritjes së kapaciteteve, dhe ofroi mbështetje të pamohueshme edhe për Akademinë, në qëllim të funksionimit të saj sa më efikas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat