​KGjK zgjodhi dy anëtarët nga gjykatat themelore

Aktuale

​KGjK zgjodhi dy anëtarët nga gjykatat themelore

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 20:39
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka përzgjedhur sot dy anëtarët në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, të cilët do t'i përfaqësojnë gjykatat themelore.

Në listën përfundimtare të kandidatëve të nominuar për këto dy pozita ishin Arjeta Sadiku nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Besnik Bislimaj nga Gjykata Themelore e Gjakovës, Fidan Hoxha nga Gjykata Themelore e Prizrenit, Mirlinda Bytyqi nga Gjykata Themelore e Ferizajt, Veli Kryeziu nga Gjykata Themelore e Gjilanit dhe Veton Ademaj nga Gjykata Themelore e Pejës.

Në procesin e përzgjedhjes votuan 253 gjyqtarë nga 317 sish me të drejtë vote. Më së shumti vota morën Fidan Hoxha nga Gjykata e Prizrenit - 139 dhe Arjeta Sadiku nga Gjykata e Prishtinës, e cila mori 129 vota.

Ndryshe, KGjK ka 13 anëtarë, ku tre prej tyre janë nga gjykatat themelore e të cilët kanë mandat 5-vjecar pa të drejtë rizgjedhjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat