Paralajmëron deputeti i VV-së: Disa udhëheqës të RTK-së duhet të shkojnë në burg

Aktuale

Paralajmëron deputeti i VV-së: Disa udhëheqës të RTK-së duhet të shkojnë në burg

Nga: G.B Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:44
RTK

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani , ka thënë se bordi i RTK-së duhet të shkarkohet dhe ky është vetëm fillimi, pastaj për t'i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë për hetime të thella.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se disa udhëheqës aty nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Bordi i RTK-së do të shkarkohet, por ky duhet të jetë vetëm fillimi. Aq shumë keqpërdorime e abuzime ka pasur aty, saqë shkarkimi është pak. Megjithatë, ky shkarkim është i nevojshëm për t'i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë për hetime të thella. Disa udhëheqës aty nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg!

RTK-ja do të reformohet, dhe siç kemi thënë edhe më parë, ajo fillimisht duhet të çlirohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat