“S’mund të na mbani ligjërata këtu”, Veliu dhe Kica-Xhelili përplasen në Komision

Aktuale

“S’mund të na mbani ligjërata këtu”, Veliu dhe Kica-Xhelili përplasen në Komision

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:59
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, dhe ajo nga radhët e Listës “Guxo”, Doarsa Kica Xhelili, janë përplasur verbalisht në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, që kryesohet nga kjo e fundit.

Pasi Kica-Xhelili iu drejtua Veliut dhe deputetit Mërgim Lushtaku, që të bëhen bashkë dhe të flasin për arsyet pse po kërkohet shkarkimi i Bordit të RTK’së, e të mos tentojnë ta politizojnë këtë çështje, Veliu i është drejtuar asaj duke i thënë se ‘nuk duhet t’ua diktojë mënyrën se si flasin anëtarët e Komisionit’.

“Unë jam anëtar i Komisionit dhe nuk i nënshtrohem mendimit tuaj. Ju mund ta keni mendimin tuaj, por s’mund të na mbani ligjërata se si të flasim e sillemi në komision. Unë kam mendimin tim, pavarësisht a përputhet me tuajin apo jo, unë kam qëndrimin tim”, ka thënë Veliu.

“Ka pas këtu përveç diskutimeve politike që janë lëshu edhe në personale dhe une nuk isha lëshu këtu në personale”, ka thënë Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat