Limaj në Fushë-Kosovë, kërkon mobilizim për zgjedhjet lokale

Aktuale

Limaj në Fushë-Kosovë, kërkon mobilizim për zgjedhjet lokale

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 20:01
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Komunën e Fushë-Kosovës, ku është takuar me drejtuesit lokal të partisë së tij.

Limaj ka kërkuar nga ana e strukturave të Nismës në Fushë-Kosovë, që të rrisin angazhimin për të nxjerrur rezultat të mirë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Shkrimi i plotë:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarë tjerë të kryesisë qendrore, sot kanë takuar strukturën drejtuese të degës së Nismës Socialdemokrate në Fushë Kosovë, ku janë pritur nga kryetari i kësaj dege, Driton Ademi.

Kryetari Limaj me drejtuesit e degës sonë në Fushë Kosovë kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vendin tonë në tetor të këtij viti.

Kryetari Limaj kërkoi nga dega jonë në Fushë Kosovë, që të angazhohen maksimalisht në mënyrë që përmes zgjedhjeve lokale 2021, asambleja komunale dhe qeverisja lokale në Fushë Kosovë të kenë sa më shumë prezencë të socialdemokratëve tanë, të cilët për synim kanë të mirën qytetare dhe zhvillimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat