Kryetari i ri i PDK-së, çfarë po paralajmëron Mërgim Lushataku

Aktuale

Kryetari i ri i PDK-së, çfarë po paralajmëron Mërgim Lushataku

Nga: A.M. Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:11
Mërgim Lushataku

Në Partinë Demokratike të Kosovës së shpejti priten të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Për kryetarin e ri, ka folur edhe deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Mërgim Lushataku.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është koha për një lider të ri dhe vizionar i cili do t’i prijë partisë  drejt rikthimit të madh.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo parti nuk guxon të humb kohë dhe të vendnumëroj.

Postimi i plotë:

Pas shumë rrethanave të krijuara në kohët e fundit dhe debatit të gjatë brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, tani ka ardhur koha për një lider të ri dhe vizionar i cili do t’i prijë Partisë Demokratike të Kosovës drejt rikthimit të madh.

Partia jonë duhet të reflektoj karshi vullnetit dhe kërkesave të popullit dhe të zgjedh më të mirin nga radhët tona duke respektuar gjithnjë të kaluarën e lavdishme të PDK-së.

PDK, nuk guxon të humb kohë dhe të vendnumëroj, për arsye se në thelb është parti dinamike dhe zhvillimore, andaj me energji të reja duhet të kthehet në piedestal.

Një falënderim i veçantë shkon për ata që themeluan PDK-në si projekt kombëtar, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin Veseli dhe bashkëpunëtorët e tyre. Po ashtu, mirënjohje e thellë për Ud. Kryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj, për angazhimin e tij në këtë kohë të vështirë të partisë.

Uroj që kjo konventë zgjedhore të shkoj mbarë si çdo herë dhe të tregojmë kulturë të lartë demokratike si Parti.

Zoti na dhashtë rrugën e hairit dhe të suksesit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat