Kurti u nis për Paris “pa treguar arsyen e takimit me Macronin”, reagon LDK-ja

Aktuale

Kurti u nis për Paris “pa treguar arsyen e takimit me Macronin”, reagon LDK-ja

Nga: A.Zh Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:13
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Francë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas nisjes së kryeministrit Albin Kurti, për në Paris, ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.

Krasniqi ka thënë se Kurti është nisur për atje pa ia bërë të ditur Kuvendit të Kosovës arsyen e vizitës dhe temat e takimit, përcjell Bota sot.

Ajo ka akuzuar kryeministrin për mungesë të transparencës.

Reagimi i Krasniqit në Facebook:

Kryeministri Kurti qenka nisur për t’u takuar me Presidentin francez Macron, pa bërë të ditur fare para Kuvendit të Kosovës, arsyen e vizitës dhe temat e këtij takim, apo ndoshta do t’i flasë edhe atij për lëng portokalli, ngjashëm siç i foli dje edhe Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Më duhet t’ua rikujtojë se është po i njëjti politikan dhe po e njëjta parti që kanë kritikuar qeveritë e mëparshme për mungesë të transparencës, derisa tani që kanë ardhur në pushtet i kanë harru kritikat e tyre. Transparenca 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat