Pas akuzave, flet Dugolli për plagjiaturë në punimin e tij shkencor

Aktuale

Pas akuzave, flet Dugolli për plagjiaturë në punimin e tij shkencor

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:02
Bujar Dugolli

Profesori universitar, Bujar Dugolli ka mohuar se ka bërë plagjiaturë në punimin e tij shkencor.

Pjesë të një punimi janë vendosur në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

E autorët e tij, Ardian Kastrati e Bujar Dugolli, të dy profesorë në UP, po akuzohen se në këtë punim bënë plagjiaturë.

Kjo sipas Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, është verifikuar përmes platformës ndërkombëtarë anti-plagjiaturë Turnitin.

Madje sipas hulumtimit të organizatës, thuhet se të njëjtit janë avancuar duke e përdorur këtë punim.

Prandaj, ata thonë se këto të dhëna do t’i dërgojnë edhe te organet udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo profesori universitar, Bujar Dugolli po i mohon këto akuza, duke thënë se kjo është propagandë ndaj emrave të përveçëm.

Dugolli, thotë se punimi i tij në bashkëautorësi, ju ka nënshtruar vlerësimeve para se të publikohej.

Ndërsa Ardian Kastrati, nuk ka qenë i qasshëm gjatë së mërkurës për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat