Flet dëshmitarja e cila pa tmerrin me sy në Gjilan: Pash djalin e ri të mbuluar me gjak e futen në autoambulancë

Aktuale

Flet dëshmitarja e cila pa tmerrin me sy në Gjilan: Pash djalin e ri të mbuluar me gjak e futen në autoambulancë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ditën e sotme ka tronditur Gjilanin. Një person i moshës madhore është therur për vdekje në këtë qytet. Policia tashmë ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast

Në media janë publikuar edhe pamje nga vendi ku ka ndodhur rasti, ku shihet ambulanca duke e marrë një person. Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë me dije se tashmë është arrestuar i dyshuari për këtë rast. “Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person, i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani.

Sipas Hashanit, ende nuk dihen motivet apo rrethanat e këtij rasti. “Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë dërguar deri në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Hashani.

Një qytetare (emër i njohur për redaksinë) që ishte dëshmitare e vendit të ngjarjes e tronditur ka treguar se çfarë kishte parë në vendin ku ndodhi therrja me thikë në qytet.

“Nuk dyshohet qe u therr po u therr edhe se di a ka mujt me i mbijetu plagëve të marra kalova atypari e pash ngjarjen djal i ri i mbuluar me gjak e futen ne autoambulanc, tmerr për krejt popullin del shnosh e mir e nuk dihet se ku mundesh me perfundu gjat ditës”, kishte komentuar rastin ajo në momentet e para pasi mediat dhanë lajmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat