Xhavit Haliti kundër padisë për gjenocid ndaj Serbisë, reagon analisti nga Amerika: Ai bashkë me Thaçin ishin...

Aktuale

Xhavit Haliti kundër padisë për gjenocid ndaj Serbisë, reagon analisti nga Amerika: Ai bashkë me Thaçin ishin...

Nga: N.Sh Më: 26 qershor 2021 Në ora: 09:21
Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi

Deputeti i PDK-së, Xhavit thotë se padia për Gjenocid ndaj Serbisë është betejë e humbur për Kosovën.

Haliti ka kritikuar Qeverinë Kurti për këtë hap, madje e ka quajtur absurde idenë që kjo lloj padie të ngritët nga Shqipëria.

Haliti u tregua i prerë në përgjigje kur u pyet rreth asaj se sa janë gjasat që Kosova ta fitojë këtë betejë me Serbinë.

“Po s’mujmë me e fitu, s’mund ta fitojmë sepse ne s’jemi anëtarë të OKB-së, së pari nuk kemi të drejtë me padit. Ne po mendojmë me bisedu me Serbinë, edhe me padit për gjenocid, është problem”, deklaroi tutje ai.

Ndaj kësaj deklarate të Haliti ka reaguar prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se sipas PDK-së Serbia nuk ka bërë gjenocid në Kosovë.

Maxharraj thotë se këtë deklaratë që e bëri Haliti bashkë me Thaçin si duket kanë qenë larg vatrave të luftës dhe nuk kanë pa asgjë.

Postimi i plotë:

SIPAS PDK SERBIA S’KA BËRË GJENOCID NE KOSOVË.

/Xhavit Haliti kundër padisë për gjenocid/

Qeveria e Albin Kurtit II është ne vlugun më te madh rreth përgatitjes s padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Kjo është më se domosdoshme.

Por, kështu nuk po mendojnë te gjitha partitë në Kosovë. Sipas PDK në krye te se cilës ishte Hashim Thaçi Serbia nuk paska bërë gjenocid në Kosovë, sepse kjo parti gjatë gjithë periudhë së pasçlirimit ishte ne pushtet dhe nuk pati kurajon qe te padisë Serbinë. Por më shumë i binte telit duke thane se krimet janë vjetru, se duhet pajtimi me Serbinë, etj. etj.

Këtë e përsëriti edhe njeri nga udhëheqësit e Shtabit te Rognerit Xhavit Haliti i cili si duket se bashku me Hashim Thaçin kanë qenë larg vatrave te luftës dhe nuk paskan pare asgjë.

Xhaviti thekson se nuk ka absurditet me te madh se sa te paditët Serbia për gjenocid,sepse sipas tij po na del se nuk mund te fitojmë sepse nuk jemi anëtar I OKB, aq me keq na qenka për Xhavit Halitin te paditet Serbisë për gjenocid kur na veç po bisedojmë me Serbinë për normalizim te marrëdhënieve dhe prapë te paditet nuk shkon,është problem sipas tij,e qe i bije hajte se po ja falim krimet Serbisë.

Serbia pra duhet te pasditet për gjenocid pa marrë parasysh se a do te fitojmë apo jo,është simptomatike dhe shumë e rëndësishme qe ajo te paditet, edhe vetë padia e ka jehonën e vetë në botë i tregon asaj për gjenocidin qe ka bërë ndaj shqiptarëve.

Parandej, qeveria Kurti II ka bërë parapërgatitjet e nevojshme qe Serbia te paditet për gjenocid pa marr parasysh aqe kjo nuk i pelqen PDK dhe disa kokave te saja boshe,te matufosura duke tentuar edhe në këtë mënyrë te ia fal krimet Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat