Një i vdekur, publikohet bilanci 24 orësh i Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, publikohet bilanci 24 orësh i Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar 14 raste të reja pozitive, ndërsa 12 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

27 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës.

Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.310.

Në total numri i rasteve aktive është 171.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat