Këshilli për punë të jashtme të Parlamentit Evropian organizon sot në Bruksel takim dhe shkëmbim të qëndrimeve me krerët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit perëndimor, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Tema e takimit të drejtuesve të parlamenteve dhe këshillit për politikë të jashtme të PE-së është “Roli i Parlamentit në procesin e zgjerimit të BE-së”.
Si është kumtuar më herët nga Parlamenti Evropian, takimi do të mbahet në kuadër të Samitit të Dytë të Parlamentit Evropian dhe kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe është në ombrellën e presidentit të PE-së David Sasoli.
Në këtë takim sipas njoftimeve nga Brukseli do të marrin pjesë kreu i Parlamentit të Portugalisë, vendi që kryesonte deri tash BE-në dhe homologu i tij slloven i cili nga 1 korriku merr kryesimin 6 mujor në BE.
Pjesëmarrjen në këtë samit e kanë paralajmëruar shumica e krerëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit.