Vjen “goditja” e ashpër për Grenellin: “Shkon e futet nën fustanin e Vuçiqit, po i nxit serbët kundër Kosovës”

Aktuale

Vjen “goditja” e ashpër për Grenellin: “Shkon e futet nën fustanin e Vuçiqit, po i nxit serbët kundër Kosovës”

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:29
Richard Grenell

Dje serbët kanë festuar kremten e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës.

E këtë festë e kishte uruar ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët”, kishte shkruar Grenell në Twitter.

Për këtë rast ka reaguar edhe profesori Enver Bytyçi, duke thënë se Grenelli nuk kishte ndonjë detyrim politik ose diplomatik për të përkujtuar këtë datë e cila sipas tij për më shumë se dy shekuj ka nxit urrejtje dhe përçarjen e popujve ballkanikë sidomos mes serbëve dhe shqiptarëve.

Postimi në Facebook:

Dje ishte dita e Shën Vidovdanit, përkujtimorja e luftës së humbur të Fushë Kosovës me 28 qershor 1389. Këtë ditë e përkujtoi me respekt për serbët edhe ish- i ngarkuari i Presidentit Trump për Kosovën, ambasadori Richard Grenell. Ai shkroi “Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët”!

Grenell nuk kishte ndonjë detyrim politik ose diplomatik për të përkujtuar këtë datë, e cila për më shumë se dy shekuj ka nxit urrejtje e përçarjen e popujve ballkanikë, veçmas të serbëve dhe shqiptarëve. Në vitin 1889, me rastin e 500 vjetorit të kësaj beteje, Mbreti i Serbisë planifikoi të sillte mijëra serbë në Fushë-Kosovë e ta "përkujtonte" Shën Vidovdanit aty. Fuqitë e Mëdha Europiane e ndaluan atë dhe nuk e lejuan të manifestonte, sepse në Europë e dinë se 28 qershori 1389 është ngjarje e përçarjes dhe e spekullimit politik të Serbisë me mitin e Car Llazarit. Eshtë thirrje për homogjenizimin e ultranacionalsitëve serbë kundër shqiptarëve dhe popujve të tjerë jo serbë në rajon. Eshtë thirrje për konflikte e luftëra të reja!

Edhe Milosheviçi e nisi luften ne Fushe-Kosove para 32 vitesh, ne perkujtimin e 600 vjetorit te kesaj ngjarjeje! Grenelli iu bashkua milosheviçaneve te shekullit XXI.

A i njeh këto fakte Richard Grenell? Sigurisht që po. Nëse jo, atëherë nuk kishte si të uronte për një ngjarje të panjohur. Ai e di edhe se në Betejën e Fushë - Kosovës përveç serbëve kanë marrë pjesë edhe shqiptarë, boshnjakë, çekrezë, bullgarë etj. Megjithatë i uron serbët dhe i nxit ata kundër shqiptarëve, kundër Kosovës! Pas kësaj i thotë Vlora Çitakut se ne "Duhet të shohim përpara"! Vetë është kthyer me cinizëm anti-shqiptar 630 vite mbrapa për të promovuar mitet serbe të urrejtjes e përçarjes dhe Kosovës i thotë "Shihni përpara"!

Mjaft më monstër që shkove e kërkove mbështetjen e lobit serb për fushatën elektorale të vitit të kaluar! Ne shqiptarët e dimë se kush je! Ndaj së paku na le rehat edhe pse shkon e futesh nën fustanin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat