Haxhiu shkarkoi katër zyrtarë, por a po e rrezikojnë punën e divizionit?

Aktuale

Haxhiu shkarkoi katër zyrtarë, por a po e rrezikojnë punën e divizionit?

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:12
Albulena Haxhiu

Një ditë më parë është shkarkuar nga puna zyrtari i Divizionit për Mbrojtje Juridike në Ministrinë e Drejtësisë, Naim Ramizi, pas shkarkimit paraprak edhe të tre zyrtarëve të tjerë nga ky Divizion. Ramizi ka thënë se këto shkarkime janë duke e rrezikuar punën e ati divizioni dhe se tashmë kur në zyrë kanë mbetur vetëm tre zyrtar, pasi një zyrtare ka shkuar në pushim të lehonisë, nuk e di se si do të ia dalin ata me tërë volumin e punëve që gëlojnë aty.

“Këto shkarkime e rrezikojnë punën e divizionit, sepse tashmë një zyrtare ka shkuar në pushimin e lehonisë dhe kanë mbetur edhe tre zyrtarë të tjerë, por volumi i punës është jashtëzakonisht i madh dhe nuk e di si do t’ia bëjnë ata”, ka thënë Naim Ramizi, ish zyrtari i shkarkuar i Divizionit për Mbrojtje Juridike në Ministrinë e Drejtësisë.

Ramizi ka folur rreth largimit të tij nga pozita që ka mbajtur, duke e quajtur shkarkimin e tij si hakmarrje politike, me arsyetimin e ministres Albulena Haxhiu, se ai përveç pozitës që kishte me kontratë si shërbyes civil, kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ish ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

“Shkarkimi im është hakmarrje politike! Ne kemi qenë shërbyes civil me kontratë që ka paraparë se kur fillon dhe kur përfundon kontrata jonë. Mirëpo ministrja i ka dhënë vetës të drejtë ta ndërpres njëanshëm kontratën time dhe të tre zyrtarëve tjerë më herët dhe jam i bindur se është hakmarrje politike, sepse unë kam pasur presion të vazhdueshëm aty. Edhe para dy jave ministrja Haxhiu e ka shkruar një vendim për shkarkimin tim, po në momentin kur nuk ka mundur ta arsyetojë vendimin, nuk e ka ekzekutuar atë, më pastaj ka gjetur një vendim ku unë kam qenë këshilltar i ish ministrit dhe ia ka bashkangjitur vendimit, me arsyetimin kinse për depolitizim të Divizionit të ndjeshëm siç thotë ajo dhe ka marrë vendim për shkarkimin tim, pa e marrë për bazë anën profesionale e punën që unë e kam bërë në atë Divizion”, ka thënë Ramizi.

Këto shkarkime kanë ndodhur në një kohë kur tashmë pritet që me 15 korrik, familjarë të të akuzuarve për krime lufte që po mbahen në Hagë, do të fillojnë vizitat për familjarët e tyre atje. Udhëtimet e para drejt Hagës, të familjarëve të të akuzuarve, pritet të bëhen nga data 17 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat