“Mbeturinat e SHIK-ut”/ Avokati Gazmend Halilaj reagon ndaj Xhavit Halitit – kjo është arsyeja

Aktuale

“Mbeturinat e SHIK-ut”/ Avokati Gazmend Halilaj reagon ndaj Xhavit Halitit – kjo është arsyeja

Nga: N.Sh Më: 30 qershor 2021 Në ora: 21:30
Gazmend Halilaj

Deputeti i PDK-së, Xhavit disa ditë më parë tha se padia për Gjenocid ndaj Serbisë është betejë e humbur për Kosovën.

Haliti ka kritikuar Qeverinë Kurti për këtë hap. Madje ai e ka quajtur absurde idenë që kjo lloj padie të ngritët nga Shqipëria.

Haliti u tregua i prerë në përgjigje kur u pyet rreth asaj se sa janë gjasat që Kosova ta fitojë këtë betejë me Serbinë.

“Po s’mujmë me e fitu, s’mund ta fitojmë sepse ne s’jemi anëtarë të OKB-së, së pari nuk kemi të drejtë me padit. Ne po mendojmë me bisedu me Serbinë, edhe me padit për gjenocid, është problem”, deklaroi tutje ai.

Ndaj kësaj deklarate të Haliti ka reaguar avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Halilaj thotë se komandanti i Rognerit po mundohet të zmbrapsë Qeverinë lidhur me padinë për gjenocid.

Postimi i plotë:

Derisa Kosova numëron 1340 fëmijë të vrarë/masakruar, 20.000 civil, gra, burra pleq, Komandanti Rognerit mundohet ta zmbrapsë Qeverinë lidhur me padinë e gjenocidit serb.

Me pak se 30 ditë pushtet me duhen, ti pastrojë institucionet nga Klani PRONTO dhe mbeturinat e SHIK-ut, të cilët për (20) vite pas lufte, përmes metodave të eliminimit, burgosjes dhe poshtërimit, u bënë tmerri i atyre që mendonin ndryshe.

Pavarësisht çka thotë ky dhe njerëzit si ky, padia do bëhet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat