Tronditëse ajo çfarë ndodhi në vendin ku u fotografuan Thaçi e Veseli gjatë luftës, ish-eprori i UÇK-së tregon detajet ku u vranë...

Aktuale

Tronditëse ajo çfarë ndodhi në vendin ku u fotografuan Thaçi e Veseli gjatë luftës, ish-eprori i UÇK-së tregon detajet ku u vranë...

Nga: N.Sh. Më: 5 korrik 2021 Në ora: 11:53
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë, e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit gjatë luftës në Kosovë, ka edhe anën e errët të saj.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka treguar detaje se çka fshihet pas kësaj fotografie, shkruan gazeta “Bota sot”.

Aty ku shihet Thaçi e Veseli gjatë luftës në Kosovë, të nesërmen pas bërjes së fotografisë në fjalë, kishin sulmuar forcat serbe pikërisht atë vend.

Në Bellaqevc, vend kuy në rrthinën e Artakollit të maleve të Qyqavicës, rajon që Naim Miftari kishte luftuar me shokët e tij, thotë se Thaçi e Veslei aty kishin shkuar vetëm sa për t’u fotografuar.

Edhe armët që i mbanin në duar Miftari thotë se nuk ishin të tyre.

Sipas Miftarit, të nesërmën policia serbe i kishte sulmuar ku për pasojë aty u vranë disa ushtarë të UÇK-së, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Luftëtarët e fotografimeve me syza Gucci

Namin e kanë pas ba këta dy “vëllezërit e luftës”. Erdhen para gazetarëve ndërkombëtarë disa orë u fotografuan u reklamuan me syze Gucci me pushkë që nuk ishin fare të tyre në Bellaqevc dhe shkuan, iken u zhduken”, shkruan Miftari.

“Të nesermen na ranë ofenzivë ushtria dhe policia Serbe, na bëren pet laknori, na u vran disa ushtarë tonë trima, kurse ne UÇK-ja nuk kishim jo armë, por as municion nuk kishim as per një orë luftim, interesant “vëllezërit Gucci të fondeve të luftes”, profiterët që i kishin vjedhur për veti paratë, fondet e luftës në këtë kohë kur ne po sulmoheshim veç kishin mbërritur trimat Gucci në Tiranë, në Shqipëri!”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat