Haxhiu reagon pas arrestimit për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës

Aktuale

Haxhiu reagon pas arrestimit për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 14:21
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e quan lajm të mirë vendimin për dënimin me 10 vite burgim për Zoran Vukotiqini që kreu krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në Komunën e Vushtrrisë.

Ajo thotë se drejtësia për krimet e luftës do të bëhet edhe për këtë do të angazhohen çdo ditë.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat