Krasniqi thotë se rezultati i punës së tij do të vërehet tek pas dy vjetësh

Aktuale

Krasniqi thotë se rezultati i punës së tij do të vërehet tek pas dy vjetësh

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 23:11
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se janë duke punuar shumë për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale, por ka shtuar se bilanci për punën e tij do të bëhet tek pas dy vjetësh.

Krasniqi tha se puna që ai po bën mund të reflektojë pak në zgjedhjet lokale, pasi tashmë kanë mbetur vetëm tre muaj dhe e kanë të pamundur të bëjnë ndryshime të mëdha.

“Do të jem i fokusuar shumë në vazhdimin e prezantimit të kandidaturave të për kryetar. Hapësira deri në zgjedhje është e vogël për të bërë ndonjë ndryshim të madh, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet ta japim maksimumin. Unë e kam një vizion të cilin do ta zbatojë bashkë me të gjithë njerëzit e PDK-së, duke e dëgjuar secilin, duke marr parasysh mendimet e çdokujt, por duke vendosur bashkërisht me njerëzimit që do të jemi në pozicionet e caktuara”, tha ai.

Krasniqi tha se Bilanci i punës së tij nuk do të bëhet me zgjedhjet lokale por pas dy viteve.

“Pa dyshim se ato e kanë një rol të rëndësishëm dhe unë i marr shumë parasysh. Megjithatë unë besoj që bilanci për punën tie do të bëhet në momentin kur unë do të dalë edhe njëherë para delegatëve të Konventës së ardhshme, pas zgjedhjeve që do të mbahet së paku dy vite prej tash”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat