Kryediplomatja suedeze pas takimit me Gërvallen flet për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Kryediplomatja suedeze pas takimit me Gërvallen flet për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:54
Donika Gërvalla dhe Ann Linde

Kryesuesja e OSBE-së, njëkohësisht Ministre e Jashtme në Suedi, Ann Linde, është takuar me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Në një postim në Twitter, Linde tha se takimi me Gërvallen ishte i shkëlqyeshëm.

“Rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është inkurajues.

Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Linde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat