Historia e Kumrijes, refugjates nga Kosova të cilën e kërkoi Angela Merkel...

Aktuale

Historia e Kumrijes, refugjates nga Kosova të cilën e kërkoi Angela Merkel...

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 08:45
Kumrija

Opinionisti Fahri Xharra ka rikthyer në vëmendje një shqiptare e cila gjatë kohës së luftës në Kosovë, bëri bukë në mediat gjermane.

Ishte Kumrija ajo të cilën kaq vite pas e kishte kërkuar kancelarja Angela Merkel.

Kumrija gjatë qëndrimit në kampin e Staknovecit ishte fotografuar nga Daniel Biskup, fotograf I njohur I I mediave në Gjermani.

Pas luftës, disa vite më vonë ai vendosi ta kërkojë Kumrijen. E gjeti, në qytetin e Lipjanit. Por gjeti krejt ndryshe. Kumrija tashmë ishte mbuluar. Mbante shami në kokë.

Kjo ka bërë që Xhara të replikojë ashpër ndaj vendimit të Kumrijes.

Sipas tij, ishte viti 2011, “murtaja” islamike pati shpërthyer në anët tona. Ishte ende koha kur bota ndante me ne hidhërimin e një të kaluare jo aq të largët, (viti 1999) kur shporrja e dëbimi i shqiptarëve nga tokat tona kishte marrë përmasa biblike (mbi një milion shqiptar të dëbuar me dhunë). Ishte ende koha kur hapeshin ekspozitat me fotot prekëse nga kampet e “ përqendrimit” në Maqedoni dhe Shqipëri, hapeshin që të mos harrohej krimi serb.

Kishte foto të cilat iu kishin rënë në sy edhe kancelarive europiane, se si një racë vendore me pamje homerike që katandisej në atë mënyrë.

Ishte edhe kjo foto e një të rejeje shqiptare që i kishte mbetur në mba mendje edhe Kancelares, Zonjes Merkel, dhe ajo interesohet pas 12 vitesh, të di për fatin e saj.

Gazeta “ Bild” e Gjermanisë e gjen. Por, ajo del ndryshe nga ajo që kishin pritur përkundër mikëpritjes dhe strehimit të saj në Gjermani. Dhe ja si dukej pas 12 vitesh

A nuk ishte ky një shpërthim vullkanik për t ‘ardhmen e Kosovës?

Pse ne i harrojmë të mirat dhe ndihmën e madhe të miqve euro-amerikan?

Le të mbeten në ndërgjegjen e secilit prej nesh, gabimet tona me pasoja të rënda për ne (2019)!

Lajmet më të reja tregojnë nismën e deputetëve të Pozitës në Kuvendin e Kosovës kishin shkuar te Kryemyftiu Tërnava, për të iniciuar ri-nismën e e harruar që moti për shamitë në shkolla dhe mësimin fetar.

Interesant me ne, posa na erdhi një mbështetje e fortë nga Amerika, duke ardhur heroi Wesly Clark për të ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës (e me te edhe Kosovën nga agresioni i ri serb), ne ia nisim (me urdhër të Serbisë) të krijojmë armiq më shumë, t`i tregojmë botës, atë që e thotë Serbia: ”shqiptarët janë mbetje osmane në Ballkan”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat