Paralajmërimi i Shpejtim Bulliqit për Podujevën: Do të ketë pamje krejt tjetër

Aktuale

Paralajmërimi i Shpejtim Bulliqit për Podujevën: Do të ketë pamje krejt tjetër

Nga: N.Sh. Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:46
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi thotë se, në këtë periudhë kohore të shpejtë nuk mund të bëjë mrekulli.

Ai është shprehur se, për një punë të madhe që po e bën qytetarët po e vlerësojnë.

Ai parlajmëron se në mandatin e tij të ri, që do të jetë katër vjeçar Podujeva do të jetë ndryshe.

“Qytetarët më kanë dhënë mundësinë të i qeveris, pjesa dërrmuese e qytetarëve të Podujevës e kanë kuptuar se në komunën tonë ka ndryshime, ato janë duke ardhur përditë e më shumë në dobi të qytetarëve. Sigurishtë se periudha e shkurtër kohora sa jam në krye të komunës nuk mund të rezultojë me mrekulli, por për këta gjashtë muaj sa jemi në detyre, kemi një numër të madhë të punëve të cilat qytetarët janë duke i vlerësuar. Unë i kam parë kundërkandidatët e mij, disa prej subjekteve veq i kanë shpallë kandidaturat, kam rrespekt për të gjithë ata, por unë besoj se kryetari i komunës duhet ta ketë një nivel tjetër për të udhëhequr me llapin, për cka mendoj se ne si subjekt politik i plotësojmë pritshmëritë e qytetarëve, ku kam besimin se në mandatin tim të ri, Podujeva do të ketë një pamje krejt tjetër, në cdo aspekt, për këtë nuk kam fije dyshimi”, ka thën Bulliqi.

Ai tutje shprehet se, është kandidat i LVV-së për Podujevë.

“Shpejtim Bulliqi dhe Lëvizja Vetvendosje në komunën e Podujevës jemi një, unë e përfaqësoj LVV-në, jam kandidat i LVV-së, punoj për subjektin tim, por nga pozicioni i kryetari, unë punoj për qytetarin dhe kjo formulë nuk ndryshon kurrë. Ne jemi subjekt politik serioz i cili kemi premtuar ndryshim, atë jemi duke e bërë. Besoj se me një mandat të plotë politik pas zgjedhjeve, komuna dhe qytetarët e Podujevës do të kenë një qeverisje tamam sic e meritojnë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat