Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka reaguar pas dyshimeve se qindra qytetarë të Deçanit janë helmuar nga uji i pijes.
Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve nuk duhet të rrezikohet dhe nuk duhet të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave.
Postimi në Facebook:
Shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Deçanit lidhur me dyshimet për helmimin me ujin e pijes.
Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave.
Të gjithë të prekurve ju uroj shërim të plotë!