Situata emergjente në Deçan, Mushkolaj ka një thirrje për institucionet qendrore

Aktuale

Situata emergjente në Deçan, Mushkolaj ka një thirrje për institucionet qendrore

Nga: G.B Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:16
Imer Mushkolaj

Situatë emergjente po vazhdon të jetë në komunën e Deçanit, ku numri i personave të helmuar po rritet vazhdimisht dhe deri tani kanë humbur jetën dy persona.

Duke pasur parasysh këtë, analisti politik Imer Mushkolaj, ka bërë thirrje ndaj institucioneve qendrore, që të reagojnë po ashtu me emergjencë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

“Në një situatë emergjente me qindra të helmuar, çfarë është kjo në Deçan, institucionet qendrore do të duhej reaguar po ashtu me emergjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve”, ka shkruar Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat