Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar statusin e Albin Kurtit në lidhje me të helmuarit në Deçan.
Ajo përmes një statusi në Facebook tha se Kur po dorëhiqet nga detyrat e tij si kryeministër.
“Sot Albin Kurti dha dorëheqje përballë përgjegjësisë së tij si kryeministër i qytetarëve të Kosovës. Ky është teksti i dorëheqjes së Albin Kurtit përballë përgjegjësisë si kujdestar i shëndetit të qytetarëve të shtetit që e drejton” shkroi Deliu-Kodra.
Në fund, ajo porositi Kurtin të kthehet me këmbë në tokë.
Statusi i plotë:
Albin Kurti po dorëhiqet nga detyrat që ia ka besuar qytetari i Kosovës
Jam e habitur me përgjigjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për situatën e krijuar në komunën e Deçanit.
Sot Albin Kurti dha dorëheqje përballë përgjegjësisë së tij si kryeministër i qytetarëve të Kosovës. Ky është teksti i dorëheqjes së Albin Kurtit përballë përgjegjësisë si kujdestar i shëndetit të qytetarëve të shtetit që e drejton.
["Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse".]
Z. Kryeministër, ju nuk jeni në një vizitë zyrtare. Ajo ka mbaruar. Ju po bredhni kot nëpër ishujt grekë për broçkullat e anti-kolonializmit. Kthehuni me këmbë në tokë dhe merruni me detyrën që ua ka besuar qytetari i Republikës së Kosovës.