Analisti i cili e kishte nënën me simptoma helmimi, rrëfen për situatën kaotike që u krijua në Deçan

Aktuale

Analisti i cili e kishte nënën me simptoma helmimi, rrëfen për situatën kaotike që u krijua në Deçan

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 23:51
Drejtori i Organizatës Çohu Arton Demahasaj

Drejtori i Organizatës Çohu Arton Demahasaj ka folur për situatën në Deçan në lidhje me helmimet masive.

Demahasaj ka treguar se ditën e shtunë ka qenë vetë dëshmitarë, kur ka dërguar nënën e tij në QKMF-në e Deçanit.

“Nëna ka pasur simptoma të ngjashme. Në radhë kanë qenë mbi 150 persona me simptoma krejtësisht të njëjta. Pacientët ishin nga fëmijë deri në të moshuar. Problemi ishte se qendra ishte shumë e vogël dhe ka shumë pak kapacitete. Në punë ishin vetëm dy mjekë pasi ishte ditë vikendi”, rrëfen Demhasaj.

“Njerëzit është dashur të presin në radhë në fillim për t’u kontrolluar nga mjeku, e më pas të blinin terapinë e më pas të prisnin për të marrë terapinë nëse lirohej ndonjë shtrat”.

Demhasaj thotë se situata nuk do të duhej të politizohej por sipas tij, reagimi i shtetit ishte i vonuar.

“Situata ka filluar të premten, derisa vetëm sot ishin vizitat e para”.

Analisti thotë se vërshimet kanë ndodhur të premten pasdite derisa sipas tij rastet janë paraqitur të premten nga mëngjesi.

“Për pesë ditë institucionet kryesore shtetërore do të duhej të kishin një ide”.

Demhasaj thotë se numri i të infektuarve është shumë më i madh se që janë raportuar pasi ka pasur të tillë që ndihmë kanë kërkuar në ordinanca private.

“Terapitë në QKMF janë shpenzuar. Por rreziku ishte se edhe në barnatore janë shpenzuar pasi nuk e kanë pritur një rast të tillë”.

Demhasaj ka sqaruar edhe situatën humanitare sa i përket furnizimit me ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat