“Rri bre qaty në pallatet e tua se…!”, Pozhari i ashpër ndaj Haradinajt

Aktuale

“Rri bre qaty në pallatet e tua se…!”, Pozhari i ashpër ndaj Haradinajt

Nga: A.Zh Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:18
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, është shprehur kritik ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai i ka reaguar Haradinajt, lidhur me deklaratat me rastin e helmimit të rreth 1500 qyterarëve në Deçan.

“Ani me ja ngu fjalët Ramushit e me ja pa fotot me thika nëpër veri, thu ti asnjë serb nuk mundet me kalu kah Deçani, e lene mo mu afru te burimet e ujit.

Rri bre qaty në pallatet e tua se me atdhetari moti jeni përshëndet!”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Haradinaj, dje në një postim në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të kthehet nga Greqia e të merret me qytetarët e helmuar në Deçan.

“Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!”, ka shkruar Haradinaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat