Lushtaku: Deputetët e LDK-së thonin ‘SHIK-u, SHIK-u’, boll me këto shpifje e akuza!

Aktuale

Lushtaku: Deputetët e LDK-së thonin ‘SHIK-u, SHIK-u’, boll me këto shpifje e akuza!

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 00:34
Sami Lushtaku

Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka kritikuar personat që kanë hedhur akuza mbi pjestarët e UÇK-së për vrasjet e pasluftës.

Lushtaku tha se “disa deputetë të LDK-së që kanë qenë bash bashkëpunëtorë të Serbisë, ata e kanë ngrit zërin më së shumti”.

“Deputetët e LDK-së thonin ‘SHIK-u, SHIK-u’, asnjëherë se kanë përmend Serbinë. Një pjesë e deputetëve të LDK-së që kanë qenë bash bashkëpunëtorë të Serbisë, ata e kanë ngrit zërin më së shumti. Thashë ata që e kanë akuzu UÇK-në, nuk thashë që s’ka pasë edhe në PDK. Boll me këto shpifje e këto akuza”, ka thënë Lushtaku.

Ai tha se askush nuk guxon të akuzojë pa pasur argumente dhe shton se UÇK-ja është term i gjerë.

“Na kemi thënë njëjtë edhe për ata, jo krejt LDK-ja, një pjesë e anëtarëve. Mos bëni me gisht, jepni argumente jepni fakte, ne jemi në rregull. Kush guxon me akuzu pa asnjë argument, UÇK-ja është term i gjerë. Kanë hulumtu edhe UNMIK-u e EULEX-i. Me pasë argumente, mezi s’kishin prit me na çu në burg. Na e kemi harru Serbinë”, tha Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat