Kosova gati t`iu dalë në ndihmë shteteve të prekura nga përmbytjet e fundit

Aktuale

Kosova gati t`iu dalë në ndihmë shteteve të prekura nga përmbytjet e fundit

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj tha sot sa shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit që t`i mbështes vendet evropiane të prekura nga vërshimet e fundit.

“Dje shpreha vullnetin tonë të përbashkët që të mbështesim Gjermaninë e sot të njëjtin vullnet e shpreha në kontaktin direkt me autoritetet e ambasadave të Belgjikës, Holandës, Luksemburgut dhe Zvicrës, për mbështetjen e institucioneve të tyre të mbrojtjes dhe menaxhimit të emergjencave pas përmbytjeve të fundit me kapacitetet tona operacionale të specializuara”, shkroi  Mehaj në Facebook.

Ai potencoi se populli ynë në traditën e tij e ka të shenjtë mirënjohjen dhe vlerësimin e përkrahjes së miqve dhe gjithmonë ka qenë në krahë të tyre në ditë të vështira.

“Zoti pastë bekimin e tij për viktimat dhe familjet e tyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi dhe për të gjithë popujt miq të Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Zvicrës e Luksemburgut”, përfundoi ministri Mehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat