Debati për fustanin e vajzës së kryeministrit Kurti në Kanë, flet Adriana Matoshi: Gëzohuni njerëz ...

Aktuale

Debati për fustanin e vajzës së kryeministrit Kurti në Kanë, flet Adriana Matoshi: Gëzohuni njerëz ...

Nga: A.Zh Më: 16 korrik 2021 Në ora: 22:52
Albin Kurti me gruan dhe vajzën e tij

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi, ka reaguar pas debatit për shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti, në festivalin e Kanës.

Ajo ka thënë se Kurti nuk ka shkuar në kazino, por në festival, që të prezantojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Matoshi e ka quajtur “diskutim idiotesk” debatin për fustanin e vajzës së kryeministrit Kurti, duke thënë se ajo po promovon kreatoret vendore.

Artistja ka treguar se dizenjatorët për këto fustane nuk kompensohen fare.

“Prandaj, gëzohuni njerëz, do të duhej të brengosemi nëse Kryeministri nuk shkon në Kanë, Berlin a Venedik. Siç e thashë edhe më herët aty është ajka e kulturës, dhe na duhet të jemi aty ku e kemi vendin!”, ka shkruar Matoshi në një postim në Facebook.

Reagimi i saj i plotë:

Një pjesë e shoqërisë tonë të gjitha t'i falin përpos suksesit. Kur jemi te filmi dhe muzika, njerëzit e shohin vetëm atë pjesën formale, ecjen nëpër tepihun e kuq të Kanës, po për me arrit deri atje është një rrugë e gjatë e plotë sakrifica, sidomos nëse je nga Kosova. Artistët tanë përkundër kushteve jashtëzakonisht të këqija, përkundër pengesave e barrierave burokratike prapë kanë arrit të depërtojnë në skenat dhe festivalet më të mira të filmit dhe muzikës në botë.

Ne shpesh kemi pagu vet biletat e udhëtimit e akomodimin vetëm se të dërgojmë në një festival filmin dhe kulturën tonë.

Sot pas 22 vite çlirim dalin disa dhe të gjithë nivelin e diskutimit e ulin në fustanin e vajzës së kryeministrit, fustan ky i dizajnuar nga një kreatore vendore.

Çka është ky diskutim idiotesk?

Më së pari Kryeministri Kurti nuk ka shku në një kazino, po ka shku në një festival që është ajka e kulturës evropiane e botërore, aty ku kemi arrit të shkojmë me dy filma!

Pastaj Kryeministri Kurti me dijen dhe kulturën e tij të përgjithshme do të na prezantojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Atje ka shku me prezantu Kosovën dhe në premierën e filmit të Kosovës “PA VEND” të Sajmir Karahodës i cili është në kompeticion zyrtar. Vajza e Kryeministrit vesh një fustan të një kreatore vendore dhe e promovon një lami në të cilën Kosova ka shumë talente dhe nga e cila lami do të kishte shumë përfitime. Duhet cekë që dizenjatorët për këto fustane nuk kompensohen fare.

Prandaj, gëzohuni njerëz, do të duhej të brengosemi nëse Kryeministri nuk shkon në Kanë, Berlin a Venedik. Siç e thashë edhe më herët aty është ajka e kulturës, dhe na duhet të jemi aty ku e kemi vendin!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat