Hysen Durmishi akuzon Pal Lekajn për tarifën prej 5 eurove, tregon arsyen pse nënshkroi kontratën

Aktuale

Hysen Durmishi akuzon Pal Lekajn për tarifën prej 5 eurove, tregon arsyen pse nënshkroi kontratën

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:56
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka treguar arsyen pse ka nënshkruar kontratën sipas të cilës qytetarët obligohet të paguajnë 5 euro sa herë të regjistrojnë veturat.

Durmishi fajin ia gjuan ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt. Sipas tij, ish-ministri Lekaj e ka përgatitur këtë proces për një kompani të vetën.

“Ministria e Pal Lekajt, e ka përgatitur këtë proces për një kompani të vetën. Kompania është shpallur e papërgjegjshme nga komisioni vlerësues. E kur ka fituar kompania që këta nuk kanë dashtë me ia dhanë këtë projekt, sekretari e ka anuluar raportin e komisionit vlerësues, gjë që është shkelje ligjore. Pas kësaj, kompania e cila i ka plotësuar kriteret ka bërë kërkesë për interpretim ligjor në Zyrën e Kryeministrit”, është shprehur Durmishi.

“Interpretimi ligjor është se ky vendim i sekretarit është antiligjor dhe është nul, i pavlefshëm. Kjo është arsyeja pse unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje. Po të kishte anulim, unë nuk do ta nënshkruaja”, shtoi Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat