Dardan Islami befason me fjalët për Albin Kurtin: Deri sot kemi pasur udhëheqës katundarë

Aktuale

Dardan Islami befason me fjalët për Albin Kurtin: Deri sot kemi pasur udhëheqës katundarë

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:50
Dardan Islami

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Islami, parmes një postimi në Facebook, ka shkruar për kryeministrit Albin Kurtin, i cili ishte pjesëmarrës në festivalin e filmit në Kanë të Francës.

Islami thotë se me Kurtin njihet nga fëmijëria, ndërsa habitet me ata që po i pengon qytetërimi i tij.

Sipas tij, shumica janë katundarë dhe deri sot kemi pas edhe udhëheqës katundarë.

Postimi i plotë:

Me Albinin njihemi nga femëria, dhe siç e dini ka shumë gjëra që nuk pajtohem me të, por ka edhe shumë gjëra për të cilat e çmoj!

Po me habit shumë që po ju pengon qytetërimi i tij, sepse shumica jem katunar dhe deri sot kemi pas udhëheqës vetëm katunar!

Nisja mësonu se nuk shkon tanë jeta me katunarizma!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat