“Luftë” në Bruksel ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, ndërsa në Kosovë, Hoti gjenë kritika për kryeministrin!

Aktuale

“Luftë” në Bruksel ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, ndërsa në Kosovë, Hoti gjenë kritika për kryeministrin!

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:35
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Sot në Bruksel, po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim raportohet se situata ishte e tensionuar, pasi që Kurti ka akuzuar Serbinë për tre gjenocide kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë takimit me Vuçiqin.

Kurti ka thënë se gjenocidi i parë u krye në 1878 dhe i fundit në vitin 1999.

Këtyre akuzave Vuçiq është përgjigjur ashpër dhe tashmë situata e negociatave është jashtëzakonisht e tensionuar.

Madje Vuçiq kishte marrë me vete disa fotografi ku pretendonte sulme të Kosovës ndaj serbëve të ndodhura këtë vit.

Mirëpo, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka gjetur të akuzoj kryeministrin Kurti për mos raportim në Kuvend.

Hoti përmes një postimi në Facebook, thotë se kërkim falja nga Seria para se të nisë dialogu është harruar.

Hoti gjithashtu thotë se kushtëzimi i dialogut me zbardhjen e fatit të të pagjeturve gjithashtu është harruar.

Madje ai ka përmendur edhe masat e reciprocitetit, gjë që nuk ka ndodhur akoma.

Postimi i plotë:

Sot po mbahet takimi në kuadër të dialogut me palën serbe në Bruksel. Disa çështje për përkujtim për të gjithë:

1. Raportim për dialog në Kuvend nuk është bërë siç kërkohet me rezolutën e propozuar nga vetë ata që tani po dialogojnë, e cila rezolutë thotë se “Kryeministri duhet të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo takimi në Bruksel”.

2. Platformë për dialog nuk është prezantuar në Kuvend, ku do të përcaktoheshin parimet dhe objektivat e dialogut. Në vend të kësaj, janë prezantuar katër pika në një konferencë për medie në Bruksel, të cilat në fakt e ruajnë “status quo” sa i përket marrëdhënieve në mes të dy vendeve, për të cilën gjë është e interesuar pala serbe.

3. Kërkim falja nga pala serbe para se të nisë dialogu është harruar.

4. Kushtëzimi i dialogut me zbardhjen e fatit të të pagjeturve është harruar.

5. Masat e reciprocitetit, që ishin çështje javësh pas formimit të qeverisë, janë harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat