Zëdhënësja e LDK-së i ka disa fjalë për qasjen e kryeministrit Kurti në dialog me Serbinë

Aktuale

Zëdhënësja e LDK-së i ka disa fjalë për qasjen e kryeministrit Kurti në dialog me Serbinë

Nga: M.L. Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:46
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi konsideron se mungesa e platformës së dialogut me objektiva të qarta të prezantuar në Kuvend para dhe pas çdo takimi, do të reduktojë Kosovën në nivelin e performancës për konsum të brendshëm të kryeministrit Kurti.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se qasja e kryeministrit Kurti e bazuar vetëm në akumulimin e fuqisë politike është pa vizion.

“Procesi i dialogut do të duhet të orientohet në përcaktimin e saktë të vizionit se çfarë në të vërtetë Kosova mëton të arrijë nga ky proces dialogues. Deri tani, ajo çfarë kemi parë nga takimet, nuk janë asgjë tjetër pos një mundësi e jashtëzakonshme e Kurtit drejtuar audiencës së tij për të akumuluar fuqi politike. Turma karakterizohet për irracionalitet, i lëvizur me situatat e përafërta me të ngjashmin e vet, andaj qasja e kryeministrit është pa vizion!”, shkroi Halimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat