Marigona Geci me fjalimin e saj i heshtë deputetët e PDK-së dhe të LVV-së

Aktuale

Marigona Geci me fjalimin e saj i heshtë deputetët e PDK-së dhe të LVV-së

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2021 Në ora: 20:03
Marigona Geci

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe deputetja e LDK-së, Marigona Geci.

Geci ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare, ku ka kritikuar ashpër LVV-në por edhe PDK-në.

Për PDK-në ka thënë se kanë menduar se historia ka filluar në qershor të 1999, duke shtuar se edhe LVV-ja po mendon se historia fillon me 14 shkurt 2021.

“Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, nuk janë as të pozitës e as të opozitës. Shumica e marrëveshjeve janë në të mirë të qytetarëve dhe në interes nacional. Ne e dimë që LVV-ja nuk i ka mbështetur marrëveshjet ndërkombëtare në të kaluarën, dhe tani kur LVV-ja e ka kuptuar se marrëveshjet janë për të mirën e qytetarëve po kërkojnë mbështetjen e opozitës. Pavarësisht kësaj që ju nuk i keni votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ne nuk do duhej të veprojmë njëjtë si ju. Ata para juve bashkë me militantët e tyre që mendojshin që historia e Kosovës ka filluar në qershorin e vitit 1999 i shanin dhe fyenin kushdo që mendonte ndryshe. Ndërsa ju, bashkë me militantët e juaj që mendoni që historia ka filluar me 14 shkurt 2021, shanin e fyeni gjithë ata që mendonin ndryshe nga ju. Juve ju kisha lut që ta ndryshoni këtë qasje për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e vendit tonë”, thotë ajo.

Ajo thotë se LVV-ja e ka ditë që marrëveshjet ndërkombëtare ishin për të mirën e qytetarëve edhe para 14 shkurtit ishit kundër.

“LDK-ja si opozitë tani ndryshojmë nga ju për të mirën e vendin tonë e të qytetarëve tonë. Ne votojmë marrëveshjet në interes të vendit. Populli ju ka votuar juve thjesht pse ka dashur ndryshim. Nga 14 shkurti ju me këto sjellje injorante ndaj opozitës por edhe ndaj qytetarëve se po mendoni që jeni më të mirët, e po harroni se gjysma nga ju më herët keni qenë pjesë e partive tjera politike dhe i keni mbështetur veprimet e atyre subjekteve që u tani po i shani. Ashtu siç ka kaluar koha e atyre që thirreshin në emër të luftës, ka me kaluar edhe kjo koha e juve që po thirreni në emër të gurve e të molotovit, dhe do të vijë koha e punës dhe dijë”, përfundon Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat