Godet Shkëlzen Gashi: 36 milionë euro më pak të hyra doganore

Aktuale

Godet Shkëlzen Gashi: 36 milionë euro më pak të hyra doganore

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:28
Shkëlzen Gashi

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti Shkëlzen Gashi, tha se në periudhën janar-korrik 2019, të hyrat doganore ishin 636 milionë euro.

Kurse në periudhën janar-korrik 2020 këto të hyra, për shkak të pandemisë, ishin 68 milionë euro më pak, pra 568 milionë euro. 

Sipas tij këtë vit, në periudhën janar-korrik 2021, të hyrat doganore janë 600 milionë euro. 

"Pra, nuk ka rritje të të hyrave doganore për 32 milionë euro, por ka rënie të të hyrave doganore për 36 milionë euro sepse krahasimi i të hyrave doganore të vitit 2021 duhet bërë me ato të vitit 2019 e jo me ato të vitit 2020 kur gjatë pothuajse tërë periudhës janar-korrik 2020 ishim të mbyllur shkaku i pandemisë", tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat