“Serbisë edhe një bombardim i duhet për…!”/ Vjen kundërpërgjigjja nga Kosova pas raportimeve të mediave serbe

Aktuale

“Serbisë edhe një bombardim i duhet për…!”/ Vjen kundërpërgjigjja nga Kosova pas raportimeve të mediave serbe

Nga: A.M Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:55
Haxhi Avdyli

Mediat serbe gjatë raportimit për fitimin e medaljes së artë nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike iu referuan Kosovës si e ‘ashtuquajtur’.

Ndaj këtyre raportimeve serbe, ka reaguar ashpër deputeti nga radhët e Listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ironzuar keq me Serbinë, duke iu referuar si ‘e shkreta Serbi, që s’mbushet mend kurrë, me gazetari e politikë të mjerë që edhe një bombardim i duhet për tu denacifikuar e doshovenizuar’

Postimi i plotë

E ashtuquajtura Kosovë fiton të ashtuquajturën medalje në Olimpiadën e rrejshme. 🙀🙀. E shkreta Serbi, që smbushet mend kurrë, me gazetari e politikë të mjerë që edhe një bombardim i duhet për tu denacifikuar e doshovenizuar. Derisa Serbia zihet në kazanin e saj, Kosova bëhet i pari shtet evropian që merr medale të artë Tokio.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat