IKSHPK, thirrje qytetarëve: Vaksinohuni tash që të mos marrim masa në vjeshtë

Aktuale

IKSHPK, thirrje qytetarëve: Vaksinohuni tash që të mos marrim masa në vjeshtë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u bën thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen sa më shumë nga COVID-19.

Në njoftimin e IKPSHK-së thuhet se me vaksinim do ta kalohet vala e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

“Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan”.

“Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe. Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat