E dhimbshme: Nëna dhe vajza nga Gjakova, që gjetën vdekjen në aksidentin e rëndë në Kroaci

Aktuale

E dhimbshme: Nëna dhe vajza nga Gjakova, që gjetën vdekjen në aksidentin e rëndë në Kroaci

Nga: N. H Më: 25 korrik 2021 Në ora: 22:28
Erlinda Binakaj dhe Valentina Binakaj

Dhjetë persona vdiqën në aksidentin e autobusit nga Kosova afër Slavonski Brod të Kroacisë.

Kjo ngjarje tronditi të gjithë shqiptarët anekënd botës.

Në rrjetet sociale tashmë janë duke qarkulluar edhe fotot e para të viktimave.

Mësohet se në mesin e dhjetë viktimave janë edhe dy gra nga familja Binakaj, komuna e Gjakovës.

Viktimat ishin nënë e bijë, Valentina Binakaj dhe Erlinda Binakaj të cilat po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë bashkë me 65 pasagjerët tjerë që ndodheshin në autobusin e Deva Tours.

“Nënë dhe vajzë nga Gjakova, që gjetën vdekjen në aksidentin e sotëm të autobusit me Kosovarë, në Kroaci. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët. Zoti u dhashtë forcë dhe durim”.

Image

Kujtiojmë se shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Me rastin e kësaj ngjarjeje tragjike, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë.

Autoritetet kroate thanë se ky ishte aksidenti më i rëndë ndonjëherë në 15 vjetët e fundit në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat