Eksperti i trafikut në Kroaci zbulon shkakun për aksidentin tragjik: ‘Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak’

Aktuale

Eksperti i trafikut në Kroaci zbulon shkakun për aksidentin tragjik: ‘Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak’

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Eksperti i trafikut në Kroaci, Goran Husinec, ka komentuar aksidentin tragjik, ku mbetën të vrarë 10 persona.

Ai ka thënë se dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak.

“Çdo shofer autobusi mund të drejtojë automjetin për nëntë orë brenda 24 orëve, pas së cilës duhet një pushim të detyrueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për autobusin, ai duhet të pushojë për tre orë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet. Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak” thotë Husinec për mediumet kroate dhe vazhdon:

“Kjo rrugë nga Frankfurti në Kosovë zgjat rreth 25 orë, por duke marrë parasysh kufijtë, pushimet… Dhe me turmat kur është sezoni, një udhëtim i tillë mund të zgjasë deri në 30 orë, kështu që tani llogaritni” shpjegoi Husinec.

“Zgjidhja është e thjeshtë. Dhe kjo është të sigurosh apartamente në stacionet e ndërmjetme ku shoferët do të ndërroheshin dhe do të pushonin. Por kushton, kështu që ka shumë pak prej tyre që e kanë një gjë të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat