Bulliqi publikon një foto me njërin nga viktimat e aksidentit në Kroaci

Aktuale

Bulliqi publikon një foto me njërin nga viktimat e aksidentit në Kroaci

Nga: M.H. Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:50
Shpejtim Bulliqi dhe Sevdail Rrustemi

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një shkrimi në facebok ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e të aksidentuarve.

Bulliqi bashkangjitur me shkrim ka edhe një foto me njërin nga viktimat e aksidentit, Sevdail Rrustemi që vjen nga Podujeva, përcjell “Bota sot”.

Ai tregoi që viktimen e kishte mik dhe se lajmi për vdekjen e tij e ka pikëlluar mirëpo që institucionet do të i qëndrojnë afër familjarëve për çdo ndihmë.

Postimi i plotë:

Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendasit tonë na lëndoi thellësisht të gjithë qytetarëve të Llapit.

Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë tona do të qëndrojmë pranë familjes në këto momente të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat