Konfiskohen rreth 1 milion euro pasuri të borxhlinjve

Aktuale

Konfiskohen rreth 1 milion euro pasuri të borxhlinjve

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndërmarr veprime ligjore ndaj tatimpaguesve, të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera.

“Nga aktivitetet e zhvilluara është konfiskuar pasuria e tatimpaguesve, të cilët nuk janë përgjigjur kërkesave ligjore nga ATK, siç janë lëshimi i letër-kujtesave, dorëzimi i barrëve tatimore në kadastër, pasurin e paluajtshme, bllokimi i llogarive bankare, bllokime në Thesar dhe në Doganë, vendosja e pengut, kërkesa për ndalesë të personit përgjegjës në kufi, si dhe veprime të tjera të cilat parashihen në Legjislacionin Tatimor” thuhet në këtë njoftim.

Gjatë javës së kaluar ATK sipas këtij njoftimi ka zhvilluar aksion konfiskimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Ky aksion është kryer tek katër subjekte të ndryshme, të cilat kanë detyrime tatimore mbi 900.000 euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat” është thënë mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat