Kërkohet të shpallet qytetar nderi i Kosovës, kryeministri i Kroacisë

Aktuale

Kërkohet të shpallet qytetar nderi i Kosovës, kryeministri i Kroacisë

Nga: N.Sh. Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:53
Andrej Plenkovic

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci po kërkon që të shpallet qytetar nderi i Kosovës, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic.

Peci përmes një postimi në facebook, shkruan se, Plenkovic meriton respektim më të lartë të vendin tonë, pas ndihmës së Qeverisë kroate që u bënë qytetarëve të Kosovës, pas aksidentit tragjik.

“Kryeministri i Kroacisë, z. Andrej Plenkovic duhet të shpallet qytetar nderi i Kosovës.

Kujdesi dhe ndihma e Qeverisë së Kroacisë ndaj viktimave, të lënduarve dhe atyre që e përjetuan aksidentin tragjik të së dieles së kaluar meriton respektin më të lartë të vendit tonë.

Plenkovic dhe Qeveria e Kroacisë i trajtuan qytetarët tonë që pësuan në këtë aksident si të ishin të tyre.

Plenkovic duhet të jetë qytetar nderi i vendit tonë”, shkruan Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat